53 emigrantë u gjetën të pajetë brenda një kamioni në Teksas.
Shoferi i kamionit u shpreh para hetuesve se nuk kishte dijeni që kondicioneri nuk punonte.
Në momentin që u arrestua, 45-vjeçari pretendoi se ishte një nga të mbijetuarit. Por hetimet zbuluan se ai ishte shoferi dhe akuzohet si një nga personat e përfshirë në këtë rast të kontrabandës së emigrantëve. Ai akuzohet së bashku me një person tjetër, të cilët nëse shpallen fajtorë rrezikojnë dënim me vdekje.
Brenda në kamion kishte edhe fëmijë, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.