Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

55 udhërrëfyes të rinj, ministrja Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit

16:01 / July 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fundi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit iu bashkuan listës prej rreth 600 të certifikuarish që ushtrojnë profesionin e guidave lokale e kombëtarë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një videomesazhi thotë se këto certifikime janë tregues i rritjes së punësimeve në profesionit e turizmit, i lidhur me kërkesat që ka tregu.

“Nënshkrova 55 certifikata udhërrëfyesish të rinj, që i shtohen grupit prej 600 udhërrëfyesish të të gjitha llojeve, gjuhëve, aftësive të nddryshme që nga rafting deri tek ngjitjet në mal dhe jo vetëm, një armate udhërrëfyesish që deri pak vite më parë numëroheshin me gishtat e dorës. Është një lajm që dua ta ndaj me ju sepse kjo tregon se si po shtohen punësimet në këtë që sot e quajmë industria e turizmit ku janë një seri profesionesh zinxhir që i shërbejnë një tabloje të tërë të asaj që ne e quajmë Shqipëria turistike.

Dua të falenderoj stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që ka punuar për përgatitjen e dokumentacionit, por sidomos këta të rinj e të reja që besojnë tek ky treg i ri punësimi, që nuk është vetëm një punë, por një kontribut për Shqipërinë sepse përmes aftësive të këtyre të rinjve, ne prezantojmë Shqipërinë turistike, që nga trashëgimia natyrore, tek natyra, por edhe shërbimet dhe ofertat turistike kaq të shumta sot. Kjo tregon që ka kërkesë, kjo tregon që ka treg dhe të ardhme”, u shpreh ministrja Kumbaro.

55 udhërrëfyes të rinj Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.