Vajza që vrau babain me tel, sipas detajeve të fundit ka qenë në një lidhje intime me 55-vjeçarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i fëmijëve në moshë madhore. 55-vjeçari u arrestua sot nga Policia e Fierit, si i përfshirë në krim.
Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
Çlirim Dogani, ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg vendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.
Ermalinda Rama, mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë, duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.
Më herët Ermanilda, ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.
