Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

56 avionë kinezë u futën në territorin e Tajvanit, autoritetet: Pekini të ndalojë provokimet

21:55 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avione1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tajvani i ka kërkuar Pekinit të ndalojë “veprimet provokative ” pasi 56 avionë luftarakë kinezë hynë të hënën në zonën e tij të mbrojtjes ajrore. Ky është  sulmi më i madh i raportuar ndonjëherë nga forcat ajrore të Kinës.

Tajvani e quajti Pekinin “fajtorin kryesor” për tensionet e fundit mes dy palëve. Por Kina ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për rritjen e tensioneve me Tajvanin. Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.

Ishulli është ankuar për më shumë se një vit për forcat ajrore të Kinës që fluturojnë vazhdimisht aty pranë. Që nga e Premtja, Kina ka dërguar pothuajse 150 avionë në zonën mbrojtëse të Tajvanit.

Këshilli për Çështjet Kontinentale (MAC) akuzoi Pekinin se “dëmtoi seriozisht status quo-në e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit”.

“Ne kërkojmë që autoritetet e Pekinit të ndalojnë menjëherë veprimet e tij provokuese jo paqësore dhe të papërgjegjshme,” tha zëdhënësi i MAC, Chiu Chui-cheng në një deklaratë.

“Kina është fajtori për shkaktimin e tensioneve midis dy anëve të Ngushticës (Tajvanit) dhe ajo ka kërcënuar më tej sigurinë dhe rendin rajonal,” shtoi ai, duke thënë se Tajvani “kurrë nuk do të bëjë kompromis dhe nuk do t’i nënshtrohet” kërcënimeve.

Në reagimin e saj, Kina akuzoi Uashingtonin si provokatorë, ndërsa theksoi edhe njëherë se nuk e njeh pavarësinë e Tajvanit.

“Kina do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe do të shkatërrojë me forcë çdo komplot të pavarësisë së Tajvanit. Vendosmëria dhe vullneti i Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial është i palëkundur. SHBA duhet të ndalojë mbështetjen e forcave të Tajvanit”, tha ministria.

Pse ka tensione mes Kinës dhe Tajvanit?

Kina dhe Tajvani u ndanë gjatë një lufte civile në vitet 1940, por Pekini këmbëngul se ishulli do të rimerret, me forcë nëse është e nevojshme.

Si qeveriset Tajvani?

Ishulli ka kushtetutën e vet, udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe rreth 300,000 trupa  në forcat e tij të armatosura

Kush e njeh Tajvanin?

Vetëm disa vende e njohin Tajvanin. Shumica e njohin qeverinë kineze në Pekin. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, por kanë një ligj që e kërkon që t’i sigurojë ishullit mjetet për të mbrojtur territorin e tyre.

56 avione tajvanit territorin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.