Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

563 vite më parë në Mat u shkruajt dokumenti i parë i gjuhës shqipe

10:49 / November 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
400667398 10167143531458504 5078029876020314844 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

563 vite më parë në Kishën e Shën Trinisë në Mat është shkruajtur “Formula e pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe. Më 8 Nëntor të vitit 1462, u mbajt një kuvend kishtar i kryesuar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtori i ngushtë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pushtimi osman në viset shqiptare shkaktoi një shtyrje dhe çrregullime jo vetëm në organizimin fetar, por në tërësi në të gjithë fenë katolike.

Kuvendi pati qëllimin kryesor të diskutohej dhe të merreshin vendime e urdhëresa të rëndësishme për të rregulluar gjendjen ekzistuese në të gjithë besimin katolik.

Mbajtja e këtij kuvendi është e dokumentuar, brenda një regjistri prej 37 fletësh prej pergamene, që është gjetur në bibliotekën Laurentina të Firences në Itali në vitin 1916 nga studiuesi rumun Nikolla Jorga. Shtatë fletë të këtij regjistri përmbajnë vendimet, urdhëresat, rregullat e shpallura nga Pal Engjëlli si dhe formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe që përkon edhe me dialektin matjan.

Më konkretisht: “V’NTE PAGHEZONIT PREMENIT ATIT ET BIRIT ET SPERTIT SENIT”, dhe shqipërimi “UN TË PAGËZOJ PËR EMËNIT ATIT E T’BIRIT E T’SHPIRTIT SHENJT”.

Formula e pagëzimit, edhe pse një fragment i shkurtër, përbën një rëndësi të veçantë pasi është një monument i shqipes së hershme mesjetare. Është një dëshmi e re mbi shkrimin e gjuhës shqipe në një datim më të hershëm se Meshari i Gjon Buzukut (vitit 1555), që ishte konsideruar si dëshmia e vetme dhe më e hershme e shkrimit të shqipes.

E pra mbi këtë bazë mund të themi se Mati është vendi i shkrimit të parë të shqipes, i “Formulës së Pagëzimit”, dokumenti i parë të gjuhës shqipe i datuar në vitin 1462. Sot në rrënojat e Shën Trinisë, që gjenden në fshatin Dazjan të Matit, në Njësinë Administrative Macukull qëndron edhe një memorial kushtuar këtij kuvendi të rëndësishëm kishtar.

dokument gjuha shqipe Kishën e Shën Trinisë mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.