Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

6 gjëra që ta ndryshojnë rrënjësisht jetën pas martesës

23:21 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dasme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo që ju thotë se nuk do të ndryshojë asgjë pas martesës, ju gënjen, ose nuk ka qenë kurrë e martuar. Edhe nëse keni jetuar bashkë disa vite, gjërat do të ndryshojnë pas muajit të mjaltit. Viti i parë i martesës mund të jetë i vështirë, por nëse e dini çfarë ju pret dhe përgatiteni, është shumë më e lehtë ta përballoni. Ja disa nga ndryshimet që duhet t’i prisni sigurisht:

Miqësitë tuaja

Miqësitë me shoqet do të ndryshojnë, veçanërisht nëse je e para nga ato që martohesh.

Pritshmëritë për privatësi

Tani mikeshat nuk mund të kenë më çelësin e apartamentit tënd dhe as të fusin duart në dollapin tënd të rrobave, edhe pse e kanë bërë këtë për 15 vite.

Periudhat e festave

Planet e festave tani janë më shumë negociata. Me shumë mundësi do gjendesh duke i kaluar në shtëpi që t’i kënaqësh të gjithë. Për shumë çifte, Viti i Ri i parë është një debat i gjatë politik.

Stili i shpenzimit të parave

Nuk ka më shopping produktesh të shtrenjta, duhet të koordinosh të gjitha çështjet financiare si çift. Do ketë një buxhet dhe ti duhet të tregohesh e vërtetë me partnerin për shpenzimet.

Llogaritë tuaja të bankës

Nuk je më e pavarur ekonomikisht, je gjysma e një çifti. Duhet të krijoni një llogari të përbashkët dhe të vendosni emrat e njëri-tjetrit në llogaritë tuaja, pa harruar të ndryshoni përfituesit në shkresat ekzistuese të punës dhe institucioneve financiare. Duhet të vendosni një plan kursimesh dhe pikësynime financiare.

Programi juaj

Shpresojmë që ju do t’i ndani detyrimet dhe përgjegjësitë, por qoftë për punë apo qejf, do kaloni më shumë kohë bashkë. Gjithashtu, keni edhe dy familje me të cilat jeni të detyruar të kaloni kohë dhe detyrime profesionale që duhet t’i ndiqni si çift. Edhe nëse keni qenë bashkë prej ca kohësh, koha që do kaloni bashkë tani, do dyfishohet.

gjerat martese ndryshim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

Blero thotë “po” për herë të tretë!

21:49 / January 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.