Shqiptarët në botë kanë treguar se mund të jenë të suksesshëm në të gjitha fushat, përfshirë edhe në atë të krimit.
Gazetarja Anduena Llabani, referuar artikullit të medias britanike që e cilëson mafien shqiptare “koka e gjarprit”, thekson se kokat e mafies shqiptare nuk qëndrojnë në Shqipëri, por në vende ku tregu është i madh dhe i sigurt që nga Spanja në Dubai.
“Në 2 dekada shqiptarët kanë arritur në Ekuador e Meksikë në kartele që i kemi parë vetëm në filma. Koka e gjarprit nuk rri në Shqipëri, qëndrojnë zakonisht në vende të tilla si Luksemburg, Spanjë ku janë të paprekshëm.
Në Dubai janë 6 shqiptarë të akuzuar për vrasje me dënime kapitale, që drejtojnë real estate, dhe nuk mund të ekstradohen për shkak të ligjeve të atij vendi. Janë jo vetëm koka e gjarprit dhe koka të zgjuara, se janë edhe besnikë po edhe shumë bashkëpunëtorë”, tha Llabani.