Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

6 situata me të cilat mund të përballeni kur të bëheni prindër për herë të parë

16:47 / January 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjume
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Askush nuk ka thënë se do të ishte e lehtë. Prindërit e rinj mund të shqetësohen për shumë situata të panjohura më parë, por sipas ekspertëve të klinikës Mayo dhe librit : Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme , këto që mund të ndjeni janë më se normale.

Përgjegjësi të reja

Foshnjat e porsalindura kërkojnë përkujdesje dhe vëmendje të vazhdueshme. Krahas ushqyerjes, ndërrimit të pelenave dhe të qarave, gjëra për të cilat disa nga prindërit e rinj nuk janë të përgatitur, ata duhet të gjejnë kohë për të bërë punët e shtëpisë si dhe të kryejnë veprimtari të tjera të përditshme. Deri më tani mënyra e jetesës suaj ka qenë e shkujdesur dhe e pavarur, por tani do të filloni të pyesni veten nëse do të përshtateni dot me përgjegjësitë e reja.

Gjumë të parehatshëm

Foshnjat e porsalindura i përballin prindërit me sfidën e një gjumi të parehatshëm apo edhe të pagjumësisë gjatë natës. Pasojat e pagjumësisë mund të ndihen shumë shpejt nga baballarët dhe nënat e reja.

Gjendjen financiare

Brenda një kohe shumë të shkurtër, keni një rritje të ndjeshme të shpenzimeve: lindja e foshnjës, kujdesi shëndetësor, veshjet dhe sendet e tjera. Mirëpo gjendja financiare mund të përkeqësohet në rast se shpërnguleni në një shtëpi më të madhe, punësoni dikë për t’u kujdesur për foshnjën gjatë kohës që jeni në punë apo nëse njëri prej jush merr leje pa të drejtë rroge, ose e lë punën për t’u kujdesur për foshnjën.

Më pak kohë për të kaluar me partneren

Lindja një fëmije do të thotë ta ndash vëmendjen e partneres me një person të tretë. Kjo është diçka e re dhe ndjesia e mënjanimit bëhet gjithnjë e më e fortë, veçanërisht nëse foshnja ushqehet me gji.

Ndërprerjen e aktivitetit seksual

Ndërprerja e marrëdhënieve seksuale mund të çojë edhe në tendosjen e marrëdhënies suaj.

Depresionin

Studimet kanë treguar se si nënat, ashtu edhe disa baballarë mund të bien në depresion menjëherë pas lindjes së foshnjës.

PRA nëse po përjetoni disa nga situatat e mësipërme, kjo do të thotë që prindërimi juaj është mëse normal dhe nuk ka gjë për t’u shqetësuar. PO ia dilni mëse miri.

6 situata prinder tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.