Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

6 të arrestuar në qarkun e Fierit, policia godet firmat piramidale online

11:21 / September 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
firmat mashtruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, pas mashtrimit të disa qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.

Bëhet me dije se nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online. Aty janë sekuestruar edhe një shumë parash. 

Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari të këtij hetimi.

Ndërkohë, në orën 11:00, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.

Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.

Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, më 8 shtator, media publikoi intervistën ekskluzive të një qytetari të mashtruar nga firmat piramidale online, i cili tha se ai dhe familjarë të tij kanë investuar 8 mijë euro dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë përfitim monetar.

Cilat janë firmat piramidale online?

Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”. Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online. Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë. Udhëzimet në “Telegram” i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”. 

6 arrestuar Fier firme online piramidale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.