Akrobatja Vitore Sallaku, ka rrëfyer sot në studio jetën me bashkëshortin e saj, Skënder Sallakun. Tashmë u bënë 6 vjet që aktori shqiptar është ndarë nga jeta. Shtëpia e saj, është e mbushur me çmime e fotografi nga jeta e tyre.
“Nuk ndjehem vetëm, edhe pse Skënderi është larguar nga kjo jetë, ndjej se është me mua”.Më tej ajo ka rrëfyer pak nga jeta e tij me aktorin e humorit.
“Skënderi më ka propozuar në mes të shfaqjes, dhe unë i thashë po. Jeta me të ka qenë plot humor, gjithmonë në shtëpi kishte batuta. Ishte i pasionuar pas roleve. Punonte shumë. Asnjë natë nuk e kalonte në shtëpi. Ato të mëdhenjtë e merrnin gjithmonë me vete, nëpër aktivitetet e partisë. Asnjë nga fëmijët nuk i ka ngjarë të atit. Ata janë me arsim të lartë, por arti nuk zgjidhet. Duhet të jesh i lindur, të dalë nga shpirti”, rrëfeu Sallaku, sot në studion e Rudina Magjistarit