Armando Duka pranoi sonte se ditë më parë ka marrë një mesazh kërcënues dhe se ka hetuar privatisht për zbulimin e autorit.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh: Kam dëgjuar shumë gjëra. Atë konfliktin e FSHF-së me kryetarin e bashkisë. Eshtë shumë e rëndë. Uroj të mos ketë lidhje personalisht.
Ke marrë kërcënim me telfon për jetën?
Po, e kam marrë një gjë të tillë. Se kam denoncuar. Ka shumë njerëz këtu afër, është dhe me fjalë të ndyra. Ti luan me dy standartem, ti tallesh me lekët tona, jep dorëheqjen ndryshe do të kesh 60 plumba.
I thashë mjafton një.
Bëra një hetim vetë. Eshë një numër i përdorur njëherë. Eshtë karikuar njëherë në një telefon në Durrës. Me atë emër kishte 1 mijë numra. E kam dhe emrin në fakt. E kisha harruar se kishte shumë ngjarje. Sabian Rrapushi.