Leo Mesi mbrëmjen e djeshme përballë Liverpulit regjistroi golin e 600 në karrierë. Një shifër e jashtëzakonshme, ndërsa pak ditë më parë në të njëjtën kuotë golash u ngjit edhe Kristiano Ronaldo. Ndërkohë llogariten vetëm golat e realizuar me klubi duke lënë menjë anë realizimet me Kombëtaren. Në karrierën e tij, Leo Mesi ka arritur të shënojë ndaj shumë klubeve ndaj të cilave ka luajtur, megjithatë, janë 9 ekipet që ‘pleshti’ nuk ka mundur t’iu realizojë në përballjet mes tyre.
Sigurisht, në këtë aspekt ka të bëjë dhe fakti se në shumicën e rasteve Mesi është ndeshur një ose dy herë me këto ekipe. Interi është një nga ekipet që argjentinasi nuk iu ka shënuar, ndërsa janë përballur në Ligën e Kampionëve të sezonit 2009-2010. Në Champions League përsëri Mesi nuk ia ka dalë të realizojë as ndaj Rubin Kazan. Ndërkohë, në Botërorin e Klubeve nuk e ka gjetur rrjetën ndaj Al-Sad, ekipit nga Katari. Një tjetër ekip italian ndaj të cilit Mesi nuk ka arritur të shënojë është Udineze.
Sulmuesi nuk kas shënuar as ndaj Benfikës, ndërsa më pas vijnë ekipet spanjolle. Kadiz, Mursia, Ksereks dhe Gramanet, ndaj të cilave Mesi është përballur në Kupë. Megjithatë, karriera e argjentinasit nuk ka përfunduar ende dhe pse do të jetë e vështirë të takohen pasi Barcelona dhe Mesi luajnë në nivelet më të larta të futbollit botëror.