Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

650% më shumë kërkime! Kosova ndez rrjetin në Turqi pas triumfit ndaj Sllovakisë

08:43 / March 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitorja e Kosovës mbrëmë ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 është kthyer në temë diskutimi në shumë vende, së paku në botën online.

Ndërkohë që në Sllovaki u komentua gjerë e gjatë kjo humbje, që për ta u konsiderua “e dhimbshme”, Kosova ka zgjuar kureshtjen edhe të një vendi tjetër.

Në Turqi, në 24 orët e fundit, tema e Kosovës është kthyer në trendin numër një në kërkimet online.

Kjo vjen për faktin se katër ditë më vonë, të martën më 31 mars, do të jenë turqit që do të vijnë në Prishtinë për t’u përballur me “Dardanët” në finalen e play-off-it për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës.

Sipas të dhënave nga “Google Trends”, del se në kategorinë “Top kërkimet”, termi “Kosova” në Turqi ka shënuar rritje prej 650%!

Ndërkaq, te kategoria “Kërkimet në rritje”, shprehjet “Bileta për ndeshjen Kosovë-Turqi” dhe formulime tjera të ngjashme për temën e njëjtë, janë në “Breakout”(Shpërthim).

“Shpërthim” në “Kërkimet në rritje” të “Google Trends” nënkupton se një term kërkimi është rritur me mbi 5,000% në krahasim me periudhën paraprake ekuivalente kohore. Kjo tregon një rritje masive dhe të papritur të popullaritetit, që shpesh përfaqëson tema të reja, trende virale ose interesa kërkimi në zhvillim që më parë kishin pak ose aspak vëllim.

Të martën, më 31 mars, nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” presin Turqinë për ndeshjen finale në rrugën drejt Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Marrë nga Klankosova.tv

Kosova ndez rrjetin turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bisedime mes SHBA-së dhe Kosovës, fokusi te zgjerimi i mundësive në fushën e energjisë dhe minierave

22:20 / March 27, 2026

Jo vetëm Ajeti, FSHF njofton edhe largimin e lojtarit të Serisë A nga grumbullimi

20:58 / March 27, 2026

Katër kombëtare ballkanike në kërkim të historisë drejt Botërorit 2026

13:48 / March 26, 2026

Shqipëria përballet sot me Poloninë në “play-off”-in e Botërorit 2026

09:00 / March 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.