Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Në lagjen 10 korriku policia gjeti pa jetë një 68 vjeçar. Sipas raportimeve të para, ai është grabitur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen.
Policia e gjeti të zhveshur dhe mendohet se është goditur me sende të forta në nofull. Për këtë po bëhen kontrolle në dalje të Vlorës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.
Trupi i 68 vjeçarit u gjet jashtë banesës. Forcat policore kanë siguruar prova në oborrin e shtëpisë dhe në pjesën e brendshme të banesës.