Nënkryetari i Partisë së Lirisë, deputeti Petrit Vasili u paraqit këtë të premte në SPAK, për çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA.
Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. “U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un”,-thotë Vasili.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson. Vasili ka shkuar në Prokurinë e Posaçme me kapele e syze duke u munduar t’u shmanget mediave.