Për Ditën Kombëtare të Rinisë, urimin presidenti Bajram Begaj e ka shoqëruar me foto nga takimi me studentët që kryen praktikën në Presidencë.
Kreu i shtetit shkruan se energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë.
”Gëzuar Ditën e Rinisë! Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë: Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë”,-shkruan Begaj.