Një instalacion i këpucëve të kuqe është vënë në sheshin “Nënë Tereza”, për 8 Marsin si protestë. Ky është një mesazh i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj grave, vajzave dhe për të gjitha jetët e humbura.
Kujtojmë se ky muaj trokiti në mënyrën më të dhimbshme, pasi në ditën e parë të tij 3 gra mbetën të vrara, njëra prej të cilave po priste dhe një fëmijë.
Ideja e këpucëve të kuqe daton kur artistja meksikane Elina Chauvet filloi instalacionin “Los Zapatos Rojos” në nder të motrës së saj, që humbi jetën si pasojë e dhunës në familje.
Prej vitit 2009, këpucët e kuqe kanë qenë një simbolikë e rëndësishme ndërkombëtare.