8 Marsi dhe so në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nën moton “Protestojmë për të drejtat tona”, Lidhja Demokratike e Gruas i bëjnë thirrje grave të bashkohen në orën 10:30, në një protestë para Kryeministrisë. “Ne sot do të jemi garante për çdo grua dhe vajzë që nuk flet dot hapur për një mijë e një arsye. Jemi protestojmë për çdo grua të dhunuar, për çdo nënë që i qan shpirti. Do jemi në këmbë për të protestuar, për të mbrojtur familjen tonë të përbashkët, për t’i dalë zot fëmijëve, familjes”,-shkruan në një postim në facebook, kryetarja e LDGSH, deputetja Albana Vokshi.
Postime te ngjashme
Add A Comment