Një urim për 8 Marsin, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e ka dhënë edhe ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehet se i mbështet të drejtat e grave dhe vajzave për shumë arsye, e një ndër to sepse Shqipëria në 10 vitet e fundit ka një për ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza. Ai shprehet krenar gratë të cilat përfaqësojnë vendin tonë globalisht me profesionalizëm dhe përkushtim.
“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse…Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare. Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë. Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;
Lexo edhe :
Related Posts
Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë. Në polici e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta.
Sepse eksperienca na ka treguar, që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat”, shprehet ministri Hasani në video.
Ndërsa në mbishkrimin e videos ministri shkruan: Lufta për të drejtat e grave nuk ka të bëjë vetëm me barazinë, ka të bëjë me drejtësinë, dinjitetin dhe përparimin për të gjithë. Jam krenare që gratë sot mbajnë poste kyçe në shërbimin e jashtëm shqiptar dhe përfaqësojnë vendin tonë globalisht me profesionalizëm dhe përkushtim të pashoq. Shqipëria është një anëtare aktive e Grupit Feminist të Politikës së Jashtme dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të promovojmë dhe të përfshijmë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe më gjerë.