Një e moshuar 83-vjeçare që donte të shkonte në Athinë nga Aeroporti i Nurembergut, gabimisht është dërguar në Aeroportin e Tiranës. Rasti i së moshuarës është publikuar nga gazeta gjermane Bild.
E moshuara e cila ishte në një karrocë me rrota dhe fluturimin e së cilës e kishte prenotuar djali që e priste në Athinë, u gjend papritur në aeroportin e Tiranës, pa ditur se ku të shkonte.
Krejt e shqetësuar pasi gjendej jo në aeroportin e Athinës, 83-vjeçarja mori në telefon të bijën në Gjermani. Më pas shërbimi në aeroportin e Tiranës e pikasi atë dhe e ndihmoi, megjithëse e moshuara nuk fliste as gjermanisht dhe as anglisht.