Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

88-vjetori i Ismail Kadaresë. Shtëpia bëhet qendër transmetimi për filma

21:14 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shtepia e Kadares1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në javën e 88-vjetorit të lindjes së korifeut të letrave shqipe Ismail Kadare, në Muzeun “Kadare” në qytetin e Gjirokastrës, është ndërmarrë një nismë e veçantë.

Tashmë në mjediset e muzeut do të transmetohen filma dokumentarë apo prodhime të tjera kinematografike që kanë në qendër vlerat dhe traditat shekullore të qytetit të gurtë. Kjo iniciativë pritet të tërheqë interesimin e turistëve, duke e bërë më të larmishme guidën e vizitës në këtë muze.

“Kjo është hera e parë që ndodh në Gjirokastër dhe pikërisht e filluam tek kjo Shtëpi e Kadaresë  për të ngjallur interesin dhe për të mbrojtur këtë traditë që e kemi trashëguar nga të parët tanë, traditë e cila ruhet nga Organizata Botërore e UNESCO-s,” Anastas Lako,  specialist i kinemasë në Gjirokastër.

 “Në këtë javë kaq të rëndësishme për muzeun kur ne festojmë 88-vjetorin e shkrimtarit, i është bashkangjitur edhe një nismë  në lidhje me pjesën e transmetimeve të projeksioneve dhe të dokumentarëve që i përkasin traditës së Gjirokastrës, kjo shtoi një interes akoma më të mirë për  vetë vizitorët, për muzeun dhe gjithashtu edhe për guidat”, Vikjana Nakaj cicerone në muzeun “Kadare”.

Në prag të 88 vjetorit të lindjes së Kadaresë në Gjirokastër janë duke u organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë në qendër jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit të madh. Ismail Kadare ka lindur në 28 janar 1936 ndërsa fëmijëria dhe rinia e hershme, që i kaloi në vendlindje vlerësohet se kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në veprën letrare të Kadaresë.

filma kadarese Shtepia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.