Një pensioniste shpenzoi më shumë se 4 mijë paund për të rregulluar rrugën në lagjen e saj, e cila ishte plot gropa. Gjesti i Elizabeeth Williams, 89 vjeç, edhe pse nuk ka makinë është vlerësuar nga banorët e lagjes.
Elizabeth tha se së bashku me fqinjët e saj ishin ankuar disa herë, por nuk kishin marrë përgjigje, kështu që e moshuara ka nxjerr para nga xhepi i saj dhe ka rregulluar rrugën.
Disa nga banorët e Newcastle-upon-Tyne thanë se makinat të cilat ishin të detyruara të lëviznin në rrugën me gropa shpesh dëmtoheshin.
Ndërkohë Elizabeth tha: Ndihem mirë për këtë tani, por ishte e tmerrshme, gropat ishin të tmerrshme. Unë thjesht doja të bëja diçka për ta rregulluar. Mendova thjesht do ta bëj. Është gjithashtu një dhuratë për fqinjët e mi të cilët janë shumë të mirë.