Suthampton luan në transfertë ndaj Brighton, teksa trajneri Ralph Hasenhuttl ka përzgjedhur edhe 11-tëshen titullare, ku tekniku i “shënjtorëve”, ka vendosur të ulë në stol Armando Brojën me sulmuesin që në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë, teksa i ka munguar edhe shija e golit.
Në nëntë ndeshjet e fundit, 20-vjeçari nuk ia ka dalë të shënojë me festën e fundit që daton më nëntë Shkurt ndaj Tottenham, ndërsa në Kupë shënoi ndaj Aston Villas më datë dy Mars.
Kujtojmë se në ndeshjen e fazës së parë, Broja i shënoi Brighton me sfidën që përfundoi në barazim 1-1.
Aktualisht, Southampton klasifikohet në vendin e 13-të me 39 pikë, ndërsa kërkon ta mbyllë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.