Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

9 vjet më pas, 21 Janari, ende në Gjykatën e Lartë!

14:35 / January 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
21janar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndëshkimi i autorëve direktë të vrasjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dënimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardistëve të tjerë për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, Gjykata e Apelit mori vendimin përfundimtar duke dënuar vetëm Ndrea Prendin me një vit dhe Agron Llupon me tre vjet burg.

Që në ditët e para, ish-kryeministri Sali Berisha u angazhua direkt dhe publikisht në mbrojtjen e autorëve të krimit, duke strehuar në Kryeministri të kërkuarit ngë Prokuroria, duke sulmuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama. Sipas organit të Akuzës, vepra penale ishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Por cilësimi që i bëri gjykata e Apelit ishte i tillë, që u kalua në një dënim shumë më të butë, sepse vrasja u cilësua si e bërë nga pakujdesia. Në këto raste, dënimi maksimal është 5 vjet burgim, ndërkohë që vendimi ishte nga një deri në tre vjet.

Gjykata cilësoi si rrethana lehtësuese faktin se gardistët po mbronin godinën e kryeministrisë nga një sulm i dhunshëm dhe se veprimi i tyre ishte në tejkalim të detyrës, vetëm përsa i përket viktimave, të cilët sipas gjykatës ishin paqësorë. Ky interpretim cilësohet nga ekspertët si krejtësisht anormal, duke qenë se mungesa e këtij kujdesi nga punonjësit e Gardës nuk solli një plagosje pa dashje, por u vranë njëri pas tjetrit 4 persona, të cilët nuk rrezikonin aspak as jetën e gardistëve dhe as godinën e Kryeministrisë . Në këtë rast, organi i akuzës kishte të drejtë duke preternduar se vrasjet ishin kryer me dashje indirekte. Për vrasjen e Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikës Prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarve me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.

Në vitin 2013 Gjykata e Apelit dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo që u dënuan për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.

Gjykata e Lartë rrëzoi në vitin 2016 rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”, për dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, duke mos pranuar të nisë gjykim për çështjen. Çështjen e ka pushuar përfundimisht gjyqtari Tom Ndreca, duke mbyllur dosjen dhe duke lënë në fuqi vendimet e Apelit.

Ndërkohë, shteti ka paguar për familjet e viktimave disa qindra milionë lekë dëmshpërblim. Edhe për këtë detyrim, gjykatat kanë shfajësuar gardistët.

21 janar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.