Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

90 mijë emigrantë u futën në BE nga Mesdheu, Frontex: Kontrabandistët janë në garë të ashpër

09:47 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga fillimi i vitit janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në BE një numër i madh migrantësh si asnjëherë më parë që nga viti 2016. Deri në muajin korrik janë regjistruar 176.100 kalime ilegalisht të kufirit.

Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë. Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Për një zhvillim të tillë, sipas Frontex, ndikon gara e ashpër mes kontrabandistëve si dhe ulja e çmimeve për kontrabandimin e njerëzve në Libi dhe në Tunizi.

Krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar sivjet numri i mbërritjeve ilegale në BE është rritur me 13 përqind, sipas Frontex. Vetëm në korrik janë regjistruar 42.700 hyrje ilegale, 19 përqind më shumë se në korrikun e vitit 2022 dhe aq shumë sa asnjëherë që nga marsi i vitit 2016. Rritja e numrit të migrantëve ilegal vjen vetëm përmes kalimeve në det drejt Italisë dhe Maltës. Në itineraret e tjera të migracionit ka rënie të fluksit.

Kalimet e kufirit përmes itinerarit të Ballkanit, sipas Fronte-it, janë ulur me një të katërtën, gjatë këtij viti ka pasur rreth 52.200 raste. Në itinerarin e Mesdheut lindor përmes Turqisë janë regjistruar 17.100 migrantë, një minus me 29 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe nga itinerari i Afrikës Perëndimore ka pasur rënie të numrit të migrantëve ilegalë (7.700), nga itinerari i Mesdheut perëndimor (6.800) dhe nga Bjellorusia (2.800) kanë hyrë më pak persona në BE, informon DW.

Frontex
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.