Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të një gruaje 90-vjeçare e cila jeton në azil, në emër të së cilës janë vendosur miliona euro nga ata që nënkryetari i LSI-së i quan “mafiozët e inceneratorëve”.
Duke e cilësuar si krim mafioz shtetëror të përmasave më të mëdha të shekullit atë që ka ndodhur, Vasili shkruan se mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës.
“Bie perfundimisht Qeveria e inceneratoreve! Situate e tmerrshme. Nje te moshuare 90 vjece ne azil i kalojne me mashtrim nga mafiozet e inceneratoreve miliona euro te inceneratoreve. Mafia ka rrembyer koke e kembe qeverine e Edi Rames. E moshuara pohon krimin e tmerrshem me ze dhe figure. Krimi mafioz shteteror i permasave me medha te shekullit. Ne 7 korrik askush nuk ka ç’pret më. Hajdutet e Qeverise jane lakuriq perpara syve te te gjitheve. Asnje hap pas ne 7 korrik perballe maskarenjve!!”
90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë rrëfeu sot të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve. E moshuara, e cila jeton në një azil në Tiranë, pasi i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti u shpreh se nuk di asgjë për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët.
Ajo tregoi se të dhënat e saj janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mashtrim.