Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ja si i komentojnë mediat gjermane zgjedhjet në Shqipëri

20:53 / July 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediat gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushtoi një artikull me titull “Zgjedhje pa kandidatë të opozitës”. Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie, shkruan e përditëshmja gjermane. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të bindnin Partinë Demokratike dhe kreun e saj të mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton që nga shkurti Parlamentin dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e kryeministrit Rama, nënvizon ajo, ndersa e hedh vështrimin edhe tek gjendja e paralizuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Grindja për zgjedhjet lokale në Shqipëri, bojkoti parlamentar i opozitës, si edhe procedura kundër presidentit Meta për shkarkimin nga posti  janë shenja të tjera të ashpërsimit të krizës kushtetuese që vazhdon prej muajsh në Shqipëri”, theksohet në artikull.

Shkrimi i gazetës austriake Der Standard mban titullin “Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri”; ai nënvizon se në Shkodër kishte vetëm një kandidat, në një kohë kur opozita i bojkotoi zgjedhjet dhe shumë njerëz qëndruan në shtëpi.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë para së gjithash demonstrim besnikërie për parti të caktuara, të cilat të mundësojnë një punë në administratë”, thuhet në shkrim.

Süddeutsche Zeitung flet për “Zgjedhje nën tensione të larta”, thekson se opozita në Shqipëri proteston prej muajsh kundër Qeverisë dhe kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kurse agjencia gjermane e lajmeve, DPA thekson faktin, se në Shqipëri zgjedhjet lokale përfunduan pa incidente të mëdha, duke shtuar megjithate se pjesëmarrja ishte e ulët.

Frankfurter Allgemeine Zeitung
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.