Episodet e finales së sezonit të Keeping up with Kardashians janë xhiruar në periudhën kur u mor vesh tradhëtia e Tristan me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordyn. Të gjithë po prisnin shpërthimin e Khloes, por ja që nuk ishte si të gjithë e prisnin.
Në nerva e sipër, bjondia e motrave Kardashian e quajti Jordyn-in “të shëndoshë”, çka nuk u pëlqeu aspak fansave.
Lexo edhe- Del videoja e Khloe Kardashian që bërtet me zemër të thyer prej tradhtisë së bashkëshortit
Gjatë një telefonate me mikun e Tristan-it i cili i tha se Tristan po mohonte tradhtinë, Khloe nisi të bërtiste dhe ç’nuk i doli nga goja.
“Gënjeshtar! Gënjeshtar! Tristan, të marrtë dreqi nëse më dëgjon! Të dy ma pranuan, të dy! Të dy ato prapanica të shëndosha!”
Khloe është treguar herë pas here mbështetëse e të pranuarit të vetes dhe të njëri- tjetrit në çdo peshë, çka i bëri njerëzit ta akuzojnë për hipokrite.
“Khloe po tallet me peshën e Jordyn Woods-it”, shkruan dikush, “këto dobësohen për vete dhe pastaj harrojnë si kanë qenë.”
