Gazetarja Aulona Musta e revoltuar ka shpërthyer në rrjetet sociale, pasi i bënë report një fotoje të vajzës së saj Amarës me të atin, Tomin, për shkak se vajza ishte e zhveshur.
Aulona i quan ata që i kanë bërë report të sëmurë psiqikë dhe kërkon të hakmerret ndaj tyre publikisht.
Gazetarja i kërkon ndjekësve që t’i gjejnë emrat e këtyre dy personave dhe t’i bëjnë report Instasgramit të tyre kolektivisht, në mënyrë që t’i mbyllet profile.
‘Tani, une realisht nuk e di sa i semure psiqik duhet te jesh qe t’i besh report nje fotoje te mrekullueshme ku Amara ka dale me babain e saj, duke i treguar perralla, me arsyen qe Amara, nje vajze 4 vjece s’ka veshur recipeta. Instagrami sapo e fshiu kete foto me pretekstin se kishte nudity dhe pamje te pahijshme per Instagram. I mean, ËHAT THE FUCK!

Duke qene se mua ma fshiu instagrami foton, nese dikush nga gjithe ndjekset qe kane komentuar me ato dy te semurat psiqike qe thoshin se eshte turp te dali vajza keshtu, i kane emrat ju lutem te mi japi qe ti bejme te dyja faqeve nje report kolektiv. Sepse jane qenie si ato qe e bejne te shemtuar instagramin dhe duhet te zhduken qe ketu!!!!’, shkruan Aulona.

