Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, është propozuar nga Këshilli Europian si kandidate për Presidente e Komisionit Europian. Nga rezultatet paraprake, Leyen është shumë pranë fitores së këtij posti.
Ursula von der Leyen ka lindur në Bruksel në vitin 1971 dhe është e martuar me mjekun dhe sipërmarrësin Heiko von der Leyen. Ajo është nëna e shtatë fëmijëve, të lindur në mes viteve 1987 dhe 1999.
Karriera e saj politike filloi në vitet 1990, kur u bashkua me CDU.Von der Leyen mbante poste të ndryshme në nivel lokal derisa u emërua në vitin 2003, Ministre për Çështje Sociale, Familje dhe Shëndetësi në Saksoninë e Ulët.
Në vitin 2004 si anëtare e Bashkimit Demokristian, bën që të zgjidhet nga Merkel si Ministre e Familjes nga viti 2005 deri në vitin 2009, për t’u zhvendosur nga viti 2009 në 2013 në krye të Departamentit të Punës dhe çështjet sociale.

E zgjedhur si ministre e Mbrojtjes si gruaja e parë që e mban këtë zyrë në historinë e Gjermanisë u zhvillua me qeverinë e Merkelit III.
Dy vjet më parë, ajo ishte qendra e një përplasjeje me udhëheqësit ushtarakë gjermanë, pas një skandali që shpërtheu mbi praninë e ushtarëve pro-nazistë në Bundesëehr, pasi von der Leyen akuzoi gjeneralët e ‘udhëheqjes së dobët’ të ushtrisë. Ministrja u përgjigj kritikave duke njoftuar një reformë të madhe të forcave të armatosura dhe duke bërë thirrje për më shumë investime në mbrojtje.
