Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhe një përgjigje për Metën, Soreca i prerë me politikën: Uluni urgjentisht në dialog

09:49 / July 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luigi soreca 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një deklaratë të gjatë në Twitter kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë i kërkon palëve politike të ulen urgjentisht në dialog, teksa thekson se zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm, duke i kthyer kështu përgjigje edhe kritikave të presidentit Meta një ditë më parë.

Ja çfarë shkruan Luigi Soreca:

Tani është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të ulen urgjentisht në dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Gjithashtu është koha për të ecur para me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është tek krijimi i SPAK dhe kthimi në funksionalitet i Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundohet vetingu rigoroz i kandidatëve, SPAK do ti japë mundësinë Shqipërisë të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, përfshirë çështjet elektorale.

Lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë çdo ditë. Prokuroritë duhet të hetojnë çdo formë të pretenduar korrupsioni, përfshi edhe ato elektorale dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjit. Për të konfirmuar se cikli i drejtësisë penale punon në mënyrë efektive është gjithashtu e rëndësishme që dënimet përfundimtare të dorëzohen nga gjykatat për aktakuzat e pazgjidhura për krime të rënda të krimit të organizuar. Për më tepër, puna ndërpartiake duhet të rifillojë me shpejtësi në reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva në kuadër të vendimit të KE-së në tetor. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen evropiane të vendit të tyre”.

Dialog soreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.