Në këtë Copa America pamë për herë të parë VAR në veprim, me gola pa fund anuluar edhe për milimetra, kujtoni Uruguaj-Peru.
Në Brazil-Argjentinë ndodhi e kundërta, teknologjia nuk u përdor fare, ndoshta për të mos e copëzuar ndeshjen, apo le ta themi hapur, sepse duhej ndihmuar pak Brazili vendas.
Lionel Messi akuzoi hapur arbitrat pas ndeshjes dhe pamjet filmike i japin të drejtë.
Mjaftojnë dy raste të pabesueshme në zonën e Brazilit për të kuptuar fare ndodhi: dy penallti të pastra, arbitri nuk i akordoi dhe më skandaloze është se arbitrat në VAR nuk i thanë asgjë.
