Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Historia e lojtarit të Tiranës që rrezikoi të vdiste pas një sfidë në Superiore

20:20 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai erdhi te Tirana me bujë të madhe. Një ish-futbollist i Milanit që do të luante në Superiore. Lajmi u përhap kudo dhe mënjëherë tifozët nisën të ëndërronin. Por, historia e Oduamadit është shumë e dhimbshme për atë që rrodhi pas një dëmtimi të mallkuar.

Lojtari afrikan u rikthye në këmbë falë mjekëve të Niguardas, spitalit të madh që ndodhet në periferi të Milanos. Një rënie gjatë një përplasje loje. Menjëherë, mjekët bardheblu kuptojnë se i ka dalë shpatulla vendit. Por, nuk është një tërheqje normale, pasi klavikula e tij bëhet një shigjetë që shtyn drejt enëve të mëdha të gjakut dhe trakesë.

Një farë “shpatë” e brendshme që mund të vinte në rrezik jetën e futbollistit. Në Tiranë ndoshta nuk e kanë kuptuar mirë, por Odu vendos të largohet drejt Italisë për t’u kuruar. Eshtë historia e Odu (Oduamadi Nmadi), 29 vjeç, futbollist i kombëtares së Nigerisë dhe me cv të pasur, që e ka parë në fushë edhe me Milanin (te të rinjtë dhe skuadra e parë).

“Sot luaj për një skuadër shqiptare, Tirana – rrëfen. “Luaj në krah të sulmit, driblimi dhe goditja janë cilësitë më të mira. Në një ndeshje të kampionatit, u përplasa me një kundërshtar. Rashë në tokë dhe krahu im përfundoi te takat e mbrojtësit. Më dhimbte shumë”.

Kontrollet e para në spital thanë që bëhej fjalë vetëm për një traumë jo të dhunshme. Por, dhimbja nuk kalonte. Nisi kështu kalvari i gjatë. Një mjek që njeh Odun e çon në Itali dhe kontaktohet nga mjekët e Niguardas.

Duhet një ndërhyrje kirurgjikale e veçantë që Odu të mos rrezikojë jetën. Ndërhyrja bëhet për të çuar sërish klavikulën në vend dhe mjekët ortopedë marrin përsipër këtë operacion, pasi edhe më parë kishin operuar një tjetër lojtar dhe kishin dalë me sukses.

Bëhet fjalë për një dëmtim të rrallë, vetëm 1% ndodh. Megjithatë, duhet kujdes i veçantë pasi rrezikohet jeta, nëse klavilula spostohet drejt enëve të gjakut. “Një natë përpara operacionit nuk flija dot gjumë. Doktorët më qetësuan dhe për fat gjërat shkuan mirë”.

Dhe, kështu ndodhi. Pas 7 ditësh nga operacioni, Oduamadi lëviz shpatullën. Do të duhet kohë sa të kthehet, por afrikani nuk ndalet dhe synon Kupën e Afrikës me Nigerinë e tij. “Mezi pres të kthehem në fushë, por edhe me kombëtaren time, Nigerinë”.

historia tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

20:16 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.