Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë dy nga institucionet e reja që priten të formohen brenda muajit shkurt, sipas vendimeve të marra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për këtë janë është shpallur gara ku më parë të gjithë ata që pretendojnë të jenë pjesë e strukturave të reja duhet t’i nënshtrohen më parë proces të Vettingut, si dhe hetimit të rreptë bankar dhe familjar. Ata duhet të heqin dorë nga jeta publike nëse duan të jenë pjesë e këtyre e strukturave.
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes bën të ditur se konstitutimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), shënon fillimin e një faze më të avancuar të procesit të ngritjes së Gjykatave dhe Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndër hapat e parë që dy Këshillat duhet të marrin janë emërimi i gjyqtarëve në Gjykatat e Posaçme dhe prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Sipas parashikimeve ligjore këto procese duhet të realizohen brenda dy muajve.
Megjithatë, kalimi i procesit të rivlerësimit dhe kufizimi i lirisë personale për gjyqtarët dhe prokurorët përbëjnë një nga sfidat në drejtim të respektimit të afateve ligjore të përcaktuara për ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe SPAK.
SPAK Info synon të informojë mbi zhvillimet periodike dhe hapat e njëpasnjëshëm ligjor deri në ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe SPAK.
Qendra në një raport të sajin thekson se Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shkalla e Parë do të ketë minimalisht 16 gjyqtarë, ndërsa ajo e Apelit 11 gjyqtarë. Gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme do të emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe përpara emërimit ato duhet t’u nënshtrohen dhe kalojnë me sukses tre kritere: 1. verifikimin e pasurisë dhe figurës (vetting-un); 2. plotësojnë kriteret e ngritjes në detyrë; dhe 3. japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikacione vetjake. Pavarësisht këtyre kritereve, për 16 gjyqtarët aktualë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe 12 gjyqtarët aktualë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda është garantuar mundësia e kalimit dhe emërimit të përkohshëm në Gjykatat e Posaçme duke plotësuar fillimisht vetëm kriterin e tretë: pëlqimin për rishikimin periodik të llogarive të tyre financiare dhe të telekomunikimeve vetjake, si dhe për anëtarët e afërt të familjes.
Afati i shpallur nga KLP për emërimin e anëtarëve të kësaj strukture që ndryshe quhet edhe si FBI-ja shqiptare është deri më 19 shkurt. Në ndryshim nga mundësia e emërimit të përkohshëm të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda në Gjykatat e Posaçme, për prokurorët të cilët do të kandidojnë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme rekrutimi do të kryhet nga fillimi, sipas një procesi aplikimi të hapur, dhe kandidatët duhet që më parë të jenë konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Megjithëse për pozicionin prokuror në Prokurorinë e Posaçme mund të aplikojë çdo prokuror që plotëson 3 kushtet kryesore, dhe kriteret e tjera profesionale të vendosura nga KLP, ndër kandidatët kryesorë të mundshëm përfshihen edhe 22 prokurorët e Prokurorisë së Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimeve të Rënda. Megjithatë deri tani vetëm 3 prej tyre i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Nga këta vetëm 2 janë të disponueshëm, pasi 2 nga prokurorët janë zgjedhur anëtarë në KLP.
Qendra ka publikuar listën e kandidatëve të mundshëm për anëtarë të Gjykatës së Posaçme dhe SPAKU. / Gjurma.al
Postime te ngjashme
Add A Comment