Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë mund të sjellë emërimi i Borrellit në dialogun Kosovë-Serbi ?

23:32 / July 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borreli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prishtina ngritur pikëpyetje rreth së ardhmes së dialogut Kosovë-Serbi nëse spanjolli Josep Borell konfirmohet në kreun e diplomacisë dhe sigurisë së Bashkimit Europian. Kryediplomati i Spanjës më herët e ka konsideruar të paligjshëm pavarësimin e Kosovës nga Serbia, por ka kërkuar që çështja të marrë zgjidhje me kompromis.

Kandidimi i Ministrit të Jashtëm spanjoll, Josep Borell, si shef i ri i diplomacisë europiane, është komentuar me skepticizëm në Prishtinë dhe me optimizëm në Beograd.

Aspiranti për karrigen e kryediplomates në largim, Federica Mogherini, përfaqëson një nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

72-vjeçari Borell në muajin mars i përsëriti këto qëndrime gjatë një vizite në Beograd, ku tha se shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ishte kryer në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kandidatura e tij u vlerësua me mosbesim të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Haradinaj sugjeroi që perspektiva e dialogut duhet të udhëhiqet tanimë nga shefja e re gjermane e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen.

“Sa i përket dialogut dhe zgjedhjes së një spanjolli është herët të flasim se ku do të përfundojë dialogu, a do të rikthehet atje ku ishte apo do të kthehet në Komision”, tha Haradinaj.

Më kritik me kandidaturën e Borell u shpreh kryetari Ahmeti i Partisë Socialdemokrate.

Ndërkaq në Beograd, presidentit Aleksandër Vuçiç tha se emërimi i përfaqësuesit spanjoll në krye të politikës së jashtme europiane është lajm i mirë për Serbinë, por vështirë se do e lehtësojë dialogun me palën kosovare.

“Emërimi i spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet me atë që keni një ose dy njerëz në anën tuaj”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Spanja, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet e Bashkimit Europian refuzojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

borrelli dialogu kosove-serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.