Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mentor Kikia/ A po e kompromenton presidenti Meta ‘revolucionin’ opozitar?

10:35 / July 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mentor kikia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

Opozita kishte shndërruar në simbol të luftës së saj politike përgjimet që tregonin presionet dhe shantazhet për sigurimin e votave në Dibër.

Por pas 30 qershorit, një proces zgjedhor, që nuk ndryshoi asnjë në sfondin e krizës politike, ndërsa pritej të shikohej se si dhe me çfarë mjetesh do të vazhdonte protesta, kur rrëzimi i qeverisë përmes presionit apo dhunës kishte rënë, presidenti hap një tjetër front lufte. Ai i shpall luftë “Ramaformës”.

Vërejtjet e Presidentit Meta ndaj mënyrës se si po ngrihen institucionet e reja të drejtësisë mund të jenë të gjitha të drejta. Por përse pikërisht tani? Përse presidenti po denoncon tani ngjarje që kanë nga disa muaj deri në disa vjet që kanë ndodhur?

Prej disa ditësh qendra e luftës opozitare është zhvendosur në presidencë. Por a e kompromenton kauzën dhe krejt lëvizjen e opozitës ky pozicionim i ri i presidentit? Përfshirja e tij në betejën politite është e keqja më e vogël.

Goditja e reformës në drejtësi, u jep të drejtë të gjithë atyre që mendonin deri dje se “revolucioni” opozitar nuk është një përpjekje për të reformuar sistemin politik e zgjedhor, për të rikthyer demokracinë e vjedhur etj, por është një kryengritje kundër drejtësisë së re, nga frika e ndëshkimit. Dhe nuk është cudi që kjo ta zbehë edhe kauzën e vjedhjes së votës.

Opozita bëri gabimin e parë kur deklaroi se do ta zhbënte reformën në drejtësi, për të bërë reformimin real të saj. Dhe për këtë fitoi të gjithë kundërshtinë e mundëshme të ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA-ve.

Tashmë është presidenti që i hedh ujë zjarrit të opozitës. A nuk do të ishte më mirë që presidenti “Ramadrejtësinë” ta luftonte, psh, duke tundur dosjen e pahetuar të përgjimeve të Dibrës?

Mentor Kikia Presidenti Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.