Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Partia Agrare “ikën” nga koalicioni i djathtë, bën “llogari” të reja

21:04 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, ka nisur distancimin nga partitë opozitare. Ai deklaroi se mund të hyjë i vetëm në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se PAA po nis një rrugë të re duke hapur dyert për këdo që ka dëshirë të kontribuojë në vendin e vet përmes qeverisjes vendore. “Një rrugë e re në të cilën, ne si PAA, do të hapim dyert e partisë sonë dhe do t’i ofrojmë hapësirë, cilitdo që ka dëshirë të punojë për vendin e tij duke u zgjedhur në organet e qeverisjes vendore, në secilën prej 61 njësive administrative të Shqipërisë. Me zemër në dorë, ju ftoj të bëheni pjesë e marshimit tonë drejt 30 qershorit. Një datë në të cilën bashkërisht mund dhe duhet të transformojmë revoltën ndezur brenda nesh, në një leksion politik që askush nuk do të harrojë”, tha ai.

Duka u shpreh se pak muaj e ndajnë vendin nga zgjedhjet vendore, të cilën e quan si ditë të rëndësishme. Sipas tij, pas tre takimesh elektorale, sistemi zgjedhor nuk po ndryshon. Kreu i PAA tha se politika është e paaftë për tu dhënë qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Më pak se gjashtë muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Një ditë e rëndësishme për jetën politike të vendit, në të cilën, fatkeqësisht, do të gjendemi përballë një sistemi zgjedhor që prej tre takimesh elektorale nuk po ndryshohet. Dëshmi e qartë e një politike të paaftë për të punuar për konsensusin, dhe për t’iu dhënë qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Duka. Për kreun e PAA, kjo është një rrugë e re me mbështetje të njerëzve që edhe pse janë të zhgënjyer, besojnë te politika. “Një rrugë të re për njerëzit me vullnet, kryelartë dhe të ndershëm, që, edhe pse të zhgënjyer, nuk kanë frikë të shpresojnë dhe besojnë se politika duhet të ketë vlera dhe parime të shenjta; që nuk janë ndryshe nga ato mbi të cilat ne krijojmë familjet, rrisim fëmijët dhe ndërtojmë miqësitë tona”, pohoi Duka. 

duka largim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.