Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas javësh në det, Malta u rikthen buzëqeshjen emigrantëve

21:23 / January 9, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Malta ka arritur një marrëveshje me 8 vende të BE-së, për të pritur dhe ndarë 49 emigrantët që janë bllokuar në det prej javësh. Kryeministri i Maltës tha se, Gjermania, Franca, Portugalia, Irlanda, Rumania, Luksemburgu, Holanda dhe Italia do t’i prisnin ata.

Sipas marrëveshjes, 49 emigrantët që qëndrojnë në anijet e organizatave humanitare në det, munden tani të zbarkojnë në Maltë. Marrëveshja vendos po ashtu edhe të ardhmen e 249 emigrantëve të shpëtuar, që ndodhen aktualisht në shtetin ishull. 49 emigrantët ndodheshin në bordin e dy anijeve që nuk ishin lejuar të ankoroheshin në portet e Maltës dhe Italisë.

Plot 32 persona u shpëtuan pranë Libisë më 22 dhjetor, nga anija holandeze “Sea Ëatch 3”, e përdorur nga një grup humanitar gjerman, ndërsa një anije e dytë “Sea Eye”, po e një organizate gjermane, shpëtoi 17 të tjerë më 29 dhjetor.

Situata në bordin e të dyja anijeve është përkeqësuar mjaft, me ujin e pijshëm dhe ushqimet që mungonin. Papa Françesku u bëri apel udhëheqësve europianë gjatë fundjavës, të tregonin solidaritet dhe t’u jepnin emigrantëve mundësinë për të zbritur në port.

det emigrante jave malta marreveshje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.