Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Avokati zviceran i shpëton jetën klientes së sulmuar nga bashkëshorti i saj kosovar

19:42 / July 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati 69 vjeçar Boris Banga, është i njohur për faktin se ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i Komunës së Grenchenit, Kantoni Solothurn dhe deputet në nivel nacional, nga SP.

Por, kësaj here Banga është gjetur nën dritat e projektorëve për diçka tjetër, që nuk bën pjesë në profesioni e tij: ai ka shpëtuar, nëse jo nga vdekja, atëherë nga një lëndim i rëndë, klienten e tij, të sulmuar nga bashkëshorti i saj, një kosovar 49 vjeçar, shkruan solothurnerzeitung.ch.

Avokati së bashku me klienten e tij po shkonin me makinën e tij në një seancë gjyqësore të shkurorëzimit të gruas së përmendur, transmeton albinfo.ch. Derisa ishin në vendparkim, bashkëshorti i saj është afruar shpejt dhe ka hapur me dhunë derën e makinës. Pastaj ai me një çelës të madh të makinës (lloj kacavide të madhe) ka filluar ta godasë gruan e tij, të ulur në karrigen pranë shoferit.

Në një raportim të bërë nga televizioni regjional Tele M1, Boris Banga ka demonstruar edhe fizikisht rrjedhën e ngjarjes. “Dola nga makina, vrapova te dera tjetër e makinës, e kapa personin nga gryka dhe e godita njëherë në qafë. Pastaj arrita, për fat, t`ia hiqja nga dora kaçavidën e makinës”, ka treguar ai.

Më tutje, me ndihmën e kalimtarëve ai e ka mbajtur sulmuesin deri në ardhjen e policisë së informuar ndërkohë. Personi në fjalë gjendet tashmë në burgun për hetime.

Klientja e avokatit Banga ka pësuar thyerje në dorën e djathtë dhe i është dashur të operohej. “Por ka mundur të kalojë shumë më keq, me lëndime të rënda trupore, nëse jo dhe me vdekje”, thotë i bindur avokati.

Ndërkaq ai nuk e sheh veten si hero, përcjell albinfo.ch. “Nëse do të kisha pasur mundësi të mendoja, ndoshta nuk do të kisha pasur guxim për të vepruar. Por në një rast të tillë vepron adrenalina… Dhe, para së gjithash, nuk kishte njerëz tjerë në afërsi”.

Në linkun më poshtë, mund të shikoni raportimin e Tele M1 rreth ngjarjes:

https://www.solothurnerzeitung.ch/solothurn/kanton-solothurn/wie-anwalt-boris-banga-zum-lebensretter-wurde-134699970



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.