Deputeti socialist Adnor Shameti u shpreh se iniciativa e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk është një shenjë hakmarrjeje.
Më tej Shameti theksoi se në ditët në vijim pritet konstituimi i Gjykatës Kushtetuese.
Shameti the se: “Janë të gjitha kushtet dhe arsyet kushtetuese që ka përmendur grupi nismëtar prej 55 deputetësh të niste procedurën për shkarkimin e presidentit. Në raportin që miratuam në Komisionin e Ligjeve, në raportin e detajuar, kemi dhënë edhe shkaqet ligjore, procedurale, kushtetuese se përse e nisim një procedurë të tillë. Nisja e një procedure të tillë nuk ka të bëjë me një hakmarrje siç është tentuar të paraqitet rëndom në opinionin publik e media. Pasojat kushtetuese të një veprimit të tillë janë të qarta dhe të dukshme dhe shumë të rënda. Sa i takon Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se sot nuk është funksionale, jam besimplotë që në ditët në vijim, jo javët do bëhet e mundur ngritja, konstituimi. Ndoshta jo 100%, por 7 nga 9. Pjesa e 7 nga 9 nga sot nuk ka më asnjë pengesë ligjore. Pritet përzgjedhja përfundimtare nga KED dhe nisja e kandidaturave alteranative, 3 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga ana tjetër 3 nga Presidenca. Nuk mund të ketë procedurë bllokimi si për 3 e Kuvendit edhe për atë të Presidencës”.