“Smoothie”-t janë një ndihmë e madhe për kujdesin e lëkurës nga brenda. Ata kombinojnë vetitë e frutave, perimeve dhe farave, duke i dhënë lëkurës ushqyesit që ajo ka nevojë për të qenë e re, e bukur dhe e shkëlqyeshme.
Një nder pijet e shijshme që rigjeneron lëkurën është “Smoothie” me luleshtrydhe dhe boronica.
Boronicat dhe luleshtrydhet janë dy fruta me vlera të mëdha antioksidante në gjendje të rigjenerojnë lëkurën, të reduktojnë efektet e radikaleve të lira dhe të eliminojnë toksinat që mund të bëjnë lëkurën tuaj të thatë dhe të pashëndetshme.
Përbërësit:
• Luleshtrydhe të freskëta (55 g)
• Boronica të freskëta (55 g)
• 1 portokall, të qëruar dhe pa fara
• 1 banane e pjekur
• Kos i thjeshtë (125 g)
• 2 lugë fara Chia (20 g)
• 1 lugë çaj agave (7.5 g)
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit për disa minuta derisa të keni një cilësi të butë dhe të lehtë. Shijoni këtë lëng të shijshëm dhe përfitoni nga të gjitha përfitimet e tij për lëkurën.