Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari nxjerr prapaskenat e rënda të Berishës e Metës

15:27 / July 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha dhe Ilir Meta e1495223281734
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Mentor Kikia, me anë të një shkrimi ka analizuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi, dhe roli kyç i opozitës në rrugën për të dalë nga kriza. Ai që në krye të statusit që e ka shpërndarë në Facebook, nënvizon faktin se ish-kryeministri Berisha dhe kreu i Shtetit, Ilir Meta po e shkatërrojnë kauzën e opozitës.

Për këtë tezë, ai nuk ka fare hije dyshimi. Ai propozon që sistemi zgjedhor të ndryshojë, ndërsa vë në dukje se listat e mbyllura e kanë bërë politikën biznes. Po kështu ai është pro kauzave të opozitës. “Sistemi politik e zgjedhor duhet reformuar, ndëshkimi për krimin elektoral duhet të fillojë, jo si nevojë për të zgjidhur një sherr të momentit në politikë, por për të hedhur themelet për politikën e të ardhmes, duke çliruar garën e lirë nga prangat”.

Statusi

Berisha dhe Meta po e shkatërrojnë kauzën e opozitës

Nuk kam pikën e dyshimit!

Sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë rrënjësisht. Listat e mbyllura e kanë bërë politikën biznes dhe kryetaret, pronare te partive.
Partitë duhet të bëjnë transparencën e financimit dhe ligji duhet të ndryshojë rrënjësisht, duke konsideruar si financim edhe paratë që hedhin biznesmenët-kandidatë, që shpërndajnë leke e ushqime në fushata.

Nuk kam pikën e dyshimit!

Përgjimet e Dibrës janë skandaloze, dhe prokuroria duhet ti japë fund pritjes se hetimit. Ata që telefononin, duke shantazhuar votuesit apo drejtuesit e administratës, duhet të ndëshkohen, e jo të gradohen. Kërkesat e opozitës janë të drejta, kauza e saj është e drejtë. Sistemi politik e zgjedhor duhet reformuar, ndëshkimi për krimin elektoral duhet të fillojë, jo si nevojë për të zgjidhur një sherr të momentit në politikë, por për të hedhur themelet për politikën e të ardhmes, duke çliruar garën e lirë nga prangat.

Por ky shanc ka gjasa të digjet. Pikërisht tani, kur opsioni i rrëzimit të qeverisë me dhunë ka rënë, dhe kur aksioni opozitar ka nevojë për oferta të shkruara, për të bindur popullin dhe ndërkombëtarët për atë që propozohet, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ia ndryshojnë timonin “revolucionit” opozitar. Në mënyrë të sinkronizuar ata nisin sulmet kundër reformës në drejtësi.

Padyshim që reforma ka handikapet e veta, por sulmet ndaj saj pikerisht tani nuk mund të frymëzojnë shqiptarët të dalin në rrugë. Përkundrazi, ata duhet të dalin në rrugë edhe më shumë, për mos ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur e vazhdojnë të vjedhin. Kundër drejtësisë që nuk heton zyrtarët por vetëm njerëzit e thjeshtë.

Ndryshimi i axhendës së protestave, mund ti bëjë një dëm me përmasa historike shoqërisë shqiptare, pasi asnjëherë nuk ka patur një formacion politik me kaq këmbëngulje për ta ndryshuar sistemin.

Mentor Kikia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.