Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ndërron jetë e mbijetuara e Holokaustit, kush ishte Eva Kor

08:02 / July 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eVA kOR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I mbijetoi holokaustit dhe jetoi gjatë për të treguar e rrëfyer tmerret e kampeve të përqëndrimit, por ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare.

Eva Kor, rumunia që i mbijetoi një nga krimeve më të mëdha në botë mbylli sytë në Krakov të Polonisë, sipas djalit të saj.

Kor ka qenë hebreje e Rumanisë, e cila, në vitin 1941, është dërguar në kampin e përqendrimit Auschëitz, në Poloni, i cili drejtohej nga nazistët gjermanë.

Shumica e familjes së saj është vrarë nga nazistët. Por, ajo dhe motra e saj binjake kanë mbijetuar, edhe pse u janë nënshtruar eksperimenteve çnjerëzore mjekësore.

Pasi ushtria sovjetike ka çliruar kampin më 1945, dy motrat janë zhvendosur në Rumani, për të jetuar me një të afërme të tyre. Ato kanë shkuar në Izrael kur kanë qenë 16 vjeçe dhe të dyja kanë shërbyer në ushtri.

Kor, e cila është martuar me një mbijetues të Holokaustit, më vonë është zhvendosur në Indiana të Shteteve të Bashkuara, ku ka jetuar më shumë se 30 vjet. Më 1985, ajo ka themeluar organizatën CANDLES “për të parandaluar paragjykimet dhe urrejtjen, përmes mësimeve për Holokaustin”.

Ajo shpesh ka dhënë leksione, ka shkruar një autobiografi dhe është shfaqur në dokumentarë, zakonisht duke ndarë mesazhe për falje. Motra e saj, Miriam Zeiger, ka vdekur në vitin 1993 nga kanceri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump, dëshmia e ish-modeles zvicerane

20:39 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.