Elvana Gjata më sportive se sa e kishim parë prej kohësh ka paralajmëruar një surprizë, e cila duket të ketë të bëjë me një këngë të re.
Nuk e dimë ende se çfarë është kjo suprizë, por Prive dy javë më parë tha se përpos këngës “Fustani” me Capital T, Elvana do të publikojë një këngë të re, klipin e së cilës e ka realizuar në Stamboll.
Megjithatë, njerëzit po mendojnë se Elvana Gjata kur thotë “surprizë” e ka fjalën për një bashkëpunim me Era Istrefin.
Nuk e keni idenë sa shumë komentues kanë përmendur emrin e Erës si artistja krah Elvanës në projektin e ri dhe kjo ndoshta dhe për faktin se Era postoi një video me Elvanën për festën e saj të ditëlindjes.
