Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

8 forca speciale kundër 100 xhihadistëve të ISIS

14:11 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8 forca speciale kundër 100 xhihadistëve të ISIS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tetë anëtarë të forcave speciale elitë të Britanisë së Madhe luftuan me më shumë se 100 xhihadistë të ISIS gjatë një sulmi në Afganistan. Ushtarët shkuan për të ndihmuar një familje afgane pasi makina e tyre shpërtheu nga një bombë. Trupat e kësaj elite refuzuan urdhrin për të braktisur familjen pasi një prej prindërve u vra dhe një vajzë e mitur u plagos rëndë. Ata luftuan kundër xhihadistëve për 6 orë, raporton britanikja “Daily Star”. Ekipi prej 8 anëtarësh të forcave speciale kishte edhe një mjek të stërvitur për situata të tilla. Teksa ai mjekonte vajzën e plagosur, ushtarakët vazhdonin luftimet me xhihadistët, deri sa arritën të shpëtonin gjatë natës dhe të zhvendoseshin në një kompleks të braktisur. Për shkak edhe të pajisjeve që zotëronin, më pas mund të arratiseshin gjatë natës pa u vënë re. Kjo njësi britanike quhet SBS dhe është përfshirë në shumë operacione në Afganistan që prej vitit 2001 pasi u sulmuan kullat binjake në SHBA. Deri në vitin 2014, pothuajse të gjitha trupat luftarake britanike ishin tërhequr nga Afganistani. Megjithatë, shumë prej tyre janë dërguar sërish gjatë 12 muajve të fundit pas kërkesës së Presidentit amerikan dhe NATO-s për të luftuar kërcënimin që vjen nga ISIS dhe grupe të tjera terroriste.

“Daily Star”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.