Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hajdutët bëjnë kërdinë në sezon pushimesh, policia këshilla qytetarëve

21:09 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hajdutët bëjnë kërdinë sidomos në kohën e pushimeve. Ndaj, Policia publikon një paketë me këshilla për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas saj, kur të dilni nga shtëpia apo nga puna, sigurohuni që të gjitha dyert e dritaret të jenë të mbyllura. Nëse do të largoheni për një kohë të gjatë, kërkojini një fqinji që herë pas here të shikojë shtëpinë tuaj dhe nëse vëren ndonjë veprim të dyshimtë të telefonojë policinë.

Por këto kohë janë vjedhur edhe shumë makina, ndaj Policia sugjeron që “kur e lini makinën diku, sigurohuni të keni mbyllur dyert dhe nuk keni lënë asnjë gjë me vlerë në makinë, i merrni sendet me vete ose mbyllini në bagazhin e makinës”. Gjithashtu, Policia thotë se nëse makina ka sistem alarmi, aktivizojeni atë. Në mbrëmje ose natën përpiquni të parkoni në një vend me dritë.

Por, droga është një tjetër këshillë e madhe e Policisë. “Mos pranoni që të bëni provë përdorimin e drogës, pasi kjo mund të jetë fatale për ju. Shoqërohuni me shokë që nuk përdorin drogë. Merruni sa më tepër me veprimtari kulturore, sportive, studimore. Nëse e keni filluar përpiquni ta lini atë. Kërkoni ndihmën e të afërmve tuaj dhe drejtohuni tek mjekët specialist”.

Për Policinë, një problem më vete është edhe rruga. Sipas saj, kur ecni në vende që nuk i njihni, shikoni përreth për të parë nëse ka rrezik. Sigurohuni që çanta, apo gjëra të tjera me vlerë janë të siguruara dhe nuk mund t’ua marrin me lehtësi keqbërës, që mund t’ju kenë zënë pritë.

Hajdutë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.