Në kalanë e Libohovës u organizua “Miss Shqipëria 2019”. Mes qindra vajzash konkuruese, vetëm njëra prej tyre pati fatin të shpallej më e bukura e Shqipërisë për vitin 2019.
Vajza që rrëmbeu kurorën ishte Klea Bushi. 23 vjeçarja, jeton në Itali me familjen prej prej 22 vitesh, aktualisht në Milano, ku ka përfunduar studimet në degën e marketingut.
Kjo nuk është dalja e saj e parë publike, pasi Klea prej disa vitesh është modele dhe pjesëmarrëse në disa videoklipe të artistëve shqiptarë, ku më i fundit ishte ai i Butrint Imerit “Hajt hajt”.
Gjithashtu, pak muaj më parë ajo fitoi edhe çmimin “Miss Pavarësia”. Një konkurs bukurie i zhvilluar në Prizren, ku u bënë bashkë konkurente nga e gjithë diaspora.