Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Para proteste, Meta vlerëson gruan: Meritë për distancimin nga dhuna, vijoni protestoni

20:12 / July 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta monika kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërsa protestuesit e opozitës po i drejtohen Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Presidenti Meta ka dalë hapur mbështetje të tyre. Teksa vlerëson drejtuesit e opozitës, mes tyre dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi për dstancimin nga dhuna, Meta u bën thirrje qytetarëve që të dalin në protesta.

“Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kombëtare kundër votimeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa ish-komuniste.

Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotuan farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur klasa politike duhet të tregonte përgjegjësi dhe vizion europian.

Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qartë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shumicën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të dialogut në këto 6 vite në vendin tonë, i cili ka mbijetuar vetëm përmes diversionit, përçarjes së opozitës, blerjes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të “çunave problematikë” dhe lobingjeve të shfrenuara për t’i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një maskaradë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara.

Ndaj ju ftoj të vazhdoni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shumicës së atyre që u detyruan të merrnin pjesë në farsën e 30 qershorit.

Nga ky test shumë i rëndë ku u provokua demokracia jonë dhe bashkëjetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gjitha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytetare dhe paqësore.

Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026

Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

08:19 / July 24, 2026

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.