Punonjësit e bashkive të djathta e kanë braktisur sot protestën e Partisë Demokratike. Në nëntë protestat e kaluara ata janë imponuar nga drejtuesit e bashkive Kamëz, Vorë, Lezhë, Mat, Shkodër, Kukës, Klos, etj, të udhëtojnë drejt Tiranës dhe të mbushin sheshet.
Gjatë një vëzhgimi të kryer sot në kryeqytet është konstatuar se punonjësit e administratës së bashkive të djathta e kanë braktisur Partinë Demokratike, duke shpresuar se kryetarët e rinj të bashkive nuk do t’i largojnë nga puna, paçka se ata janë filmuar duke shkatërruar e dhunuar institucionet.
“Sot kanë udhëtuar drejt Tiranës vetëm 15 anëtarët e kryesisë së PD-së Mat, ndërkohë punonjësit e ndërmarrjeve nuk na janë bindur”, thanë burime pranë Bashkisë. Sipas të njëjtit burim nuk është shpërndarë karburant nga ana e bashkisë për të udhëtuar drejt Tiranës. /tirananews.al/
