Duket se karriera e Luanës në muzikë po ecën me hapa shumë të shpejtë.
Ishte Marina Vjollca, ajo që zbuloi përmes një komenti pak ditë më parë në ‘Instagram’ se shumë shpejt Luana do të sillte një bashkëpunim ndërkombëtar.
“Imagjino çfarë duhet të them unë për pak ditë këngëtare internacionale. Krenare për motrën time!”, shkruante Marina.
Ndërsa Luana i shtoi akoma dhe më shumë dyshimet pas publikimit të një ‘Instastory’ në të cilën shprehej: “Nuk e keni idenë çfarë ju pret! Jam shumë e lumtur”.
Por “Gazeta Express” ka arritur të shuajë dyshimet e të gjithëve, sepse ka zbuluar se cili do të jetë këngëtari me famë ndërkombëtare me të cilin Luana do të bashkëpunojë. Është mësuar se ajo do të vijë në një duet me artistin australian, Faydee.
Kënga më e fundit e Luanës ishte në bashkëpunim me grupin “TNT” “Moj bjondin me sytë e zi”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Tani presim këngën e rradhes me këngetarin njohur për publikun Faydee, qe me siguri do të kthehet në hitin veror.